Sot gjatë ditës do të mblidhen disa komisione parlamentare, përcjell vezhguesi.
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU për vitin 2022.
11:30
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “ Sistemi Informativ i Gjendjes civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. Të ftuar: përfaqësuesit e institucioneve të audituara.
12:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, voton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative.