Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK), ka thirrur takim të jashtëzakonshëm të anëtarëve të KPK-së, pasi Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës të enjten, miratoi rekomandimin për inicimin e shkarkimit të anëtarit të KPK-së, Agron Beka.
Këshilli Prokuroial, në njoftimin e saj për media ka thënë se janë të shqetësuar thellë me lajmin se është iniciuar shkarkimi i Bekës, i cili vije nga radhët e Fakulteteve Juridike.
“KPK-ja ka thirrur nesër një takim të jashtëzakonshëm të anëtarëve të Këshillit Prokurorial, në të cilin do të diskutohet lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftim.
Pas këtij takimi, thuhet se Këshilli Prokurorial do të dal me qëndrim për publikun në lidhje me këtë inicim.
Ndryshe sot u aprovua rekomandimi për shkarkimin e Agron Bekës nga KPK, me 7 vota për, një kundër (Besnik Tahiri), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk mori pjesë në votim.
Agron Beka, anëtar në Këshillin Prokurorial të Kosovës dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte dekan në Universitetin e Mitrovicës.