Ka vdekur një i burgosur që ishte në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Kështu kanë njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, duke thënë se viktima kishte inicialet E.H.
Në njoftimin e tyre thuhet se i njëjti ështe dërguar në QKUK nga stafi korrektues dhe ai shëndetësor duke u reanimuar gjatë tërë kohës.
“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.
Tutje, Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se shkaku i vdekjes së të burgosurit nuk dihet, por verifikimin do ta bëjnë organet përkatëse.