Një person ka mbetur i vdekur në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 14:35 në hyrje-dalje të autostradës në Lipjan.
Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja.
“Nga atje [vendi i ngjarjes] raportohet se në aksident është përfshirë një kamion. Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenuar) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit që për pasojë pati vdekjen.
Policia thotë se është duke punuar në kompletim e rastit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa njoftoi se njësitet policore kanë dalë në vendngjarje bashkë me njësitet emergjente mjekësore.