Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka bërë të ditur se javën e kaluar Policia e Serbisë ndaloi dhe intervistoi dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, teksa po kalonin transit në kufi.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Twitter.
‘’Javën e kaluar, policia dhe BIA e Serbisë ndaluan/intervistuan 2 policë të Kosovës në kufi teksa ishin duke kaluar tranzit. Kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të SRB-së që pengojnë lirinë e lëvizjes’’, ka shkruar Vela.
Në vend që të bashkojë forcat me Kosovën për të luftuar krimin ndërkufitar, SRB bën të kundërtën, ka shtuar më tutje Vela.
Theksojmë se gjatë ditës së nesërme në Bruksel mbahet takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë. /Vezhguesi/