Një shtetas i huaj është arrestuar të mërkurën për një vjedhje të kryer në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj 24-orësh, tregoi se vjedhja ka ndodhur më 12 qershor, rreth orës 09:41.
Sipas njoftimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.
“Lidhur me rastin me datë 05.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer vepre e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha Policia.