Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Albin Kurti.
Von der Leyen nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka theksuar se në bisedë me Kurtin ka theksuar nevojën urgjente për shtensionim dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë ditës do të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Spoke to PM @albinkurti this morning.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 27, 2023
I stressed urgent need for deescalation and return to EU facilitated dialogue on normalisation of relations with Serbia.
I will speak to President Vucic later today.