Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, ku si pasojë e një konflikti mes disa personave, ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 40-vjeçar.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Vushtrrisë, ku i është ofruar ndihma e parë mjekësore e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë dy personat e dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, si dhe është sekuestruar arma që dyshohet se u përdor në rast.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Lëndim trupor’.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.