Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se ai është “gati të vdesë, por se nuk do ta dorëzojë pushtetin pa zgjedhje”.
”Unë kurrë nuk do të pranoj të shantazhoj në asnjë kusht, nuk do t’ia dorëzoj kurrë pushtetin më të këqijve pa zgjedhje”.
”Unë kurrë nuk do të nënshkruaj asnjë qeveri teknike apo tranzitore! Nëse më vrasin, vëllai im Andrej do të mbetet. Nëse vritet vëllai im, djali im Danilo do të mbetet”.
”Nëse ma vrasin djalin, do të kem vajzën time Milica. Nëse e vrasin edhe atë, do të mbetet djali im Vukan…”, citohet të ketë thënë Vuçiq në një takim me kryeministren serbe, Ana Brnabiq dhe rrethin më të ngushtë të bashkëpunëtorëve të tij.