Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmë se “Kosova do të mbetet në Serbi gjatë mandatit të tij” dhe ka pretenduar se “taktika e Prishtinës është që kurrë të mos e zbatojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe këtë e bën me provokime të përditshme të serbëve”.
I pyetur se ku do të jetë Kosova në fund të mandatit të tij, Vuçiq u përgjigj:
“Unë mendoj se do të jetë në Serbi. Kështu thashë në Kuvend dhe pas meje pyetni dikë tjetër se ku do të jetë”.
“Nëse atë ma kanë lënë atë mua në Serbi, jo në kuptimin formal, dhe me çfarë pasojash jemi përballur gjatë gjithë 20 viteve të kaluara… Përgjigjen e jepni vetë”, ka pretenduar Vuçiq për televizionin serb RTS, transmeton vezhguesi.
Sipas tij, “Kosova është bërë një çështje botërore dhe për këtë arsye shumë njerëz nga bashkësia ndërkombëtare po “bërtasin”.
“Mendoj se Kosova do të jetë në Serbi”, ka shprehur dëshirën e tij presidenti serb, dhe ka vazhduar, “Mendoj se do të vuajmë shumë. Sidomos populli ynë në Kosovë”.
Vuçiq gjithashtu ka thënë se “taktika e Prishtinës është që të mos e zbatojë kurrë Asociacionin dhe për këtë ata çdo ditë po i provokojnë serbët”