Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot u shkarkuan anëtarët aksionarë të Ndërmarrjeve Publike Lokale të Prishtinës.
Asamblistët e opozitës, LVV, AAK dhe Nisma, si dhe me përkrahjen e kryesuesit të dorëhequr nga LDK-ja, Fehmi Kupina, shkarkuan sot 20 aksionarë të ndërmarrjeve publike komunale në Prishtinë.
Në mesin e zëvendësuesve, opozita votoi për emërimin e Arianit Beqirit, asistentit të kryeministrit Albin Kurti, në pozitën e aksionarit të Ndërmarrjes Publike Banesore.
Me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal zgjodhi anëtarët aksionarë të Ndërmarrjeve Publike të kryeqytetit si në vijim:
“Termokos” Sami Borovci dhe Gëzim Mehmeti
“Ndërmarrja Publike Banesore” Arjanit Beqiri dhe Besart Krasniqi
“Pastrimi” Feim Osmani dhe Petrit Reçica
“Hortikultura” Valbona Ajeti dhe Taulant Maxharraj
“Trafiku Urban” Gëzim Sveçla dhe Triera Kasumi-Berisha
“Sport Marketing” Endrit Zabërgja dhe Bali Gashi
“Stacioni i Autobusëve” Mirsad Vitija dhe Besnik Mujeci
“Prishtina Parking” Flamur Kelmendi dhe Besnik Haziri
“Kuzhina Qendrore” Arbnora Berisha dhe Teuta Kadiu-Gjinolli
“Pallati i Rinisë” Kushtrim Mushica dhe Endrit Gashi