Sekretari i Lëvizjes Popullore e Kosovës, gjatë viteve 1987-1998, Emrush Xhemajli, ka kërkuar nga Zyra që mban Regjistrin e Partive Politike në kuadër të KQZ-së, që të përgatisë dokumentacionin dhe nga organi kompetent të bëhet çregjistrimin e Listës Serbe nga regjistri i partive politike në Republikën e Kosovës.
Sipas tij, çregjistrimi i LS-së duhet të bëhet për shkak se ajo i ka bërë thirrje Serbisë, “që FSK-ja dhe njësitë policore të Republikës së Kosovës të shpallen nga Serbia terroriste”.
“Lista Serbska është parti parlamentare dhe paguhet nga taksat e ne qytetarëve të shtetit të Kosovës. Për këtë hap që duhet të ndërmerret jam konsultuar me avokatë dhe juristë të njohur. Kjo Listë, me këtë thirrje, qëndrimet dhe praktikën që ndjek e ka humbur të drejtën të jetë pjesë e sistemit politik të shtetit tonë”, shkroi ai në Facebook.