Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka reaguar ashpër ndaj dy këshilltarëve Hysamedin Ferajt dhe Elvis Hoxhës, dy këshilltarëve të kryeministrit, Albin Kurti.
Madje Hoxha ka deklaruar se “një popull nuk i nënshtrohet një emisari”, referuar emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Më tutje, Zemaj ka thënë se “na kanë lodhur këta marksist-lenistë, enveristë”.
”Kush është ai me fol në emër të popullit të Kosovës, çfarë ndjesie ka ai, çfarë emocione për Kosovën. Ku jeton ai njeri, ku jeton familja, ku pagun tatim”, ka pyetur Zemaj.