Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e dytë për sot.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka thënë se procesi zgjedhor në komunat veriore është duke shkuar në rregull dhe pa asnjë pengesë deri tani.
“Sipas të dhënave, pjesëmarrja e qytetarëve deri në orën 11:00 është si në vijim:
Leposaviq: 28 votues, 0.21 %
Zubin Potok: 65 votues, 1%
Zveçan: 29 votues, 0.41%
Mitrovicë e Veriut: 191 votues, 1.05 %”, thai Elezi.
Ai sërish u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë. /Vezhguesi/