Zjarrfikësit janë detyruar të thyejnë derën e terasës së pronës së uzurpuar nga ish-kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Albana Morina-Xharra.
Ekipi i Paparaci.com që po qëndron në vendin e ngjarjes.
kanë siguruar pamje nga momenti kur zjarrfikësit thyejnë derën e terasës së banesës së saj për të marrë qasje në pjesën e jashtme të ndërtesës, shkruan Paparaci.com.
“Pasi që era e fortë e ka hequr kulmin e kësaj vertikales që është për dalje emergjente. Nuk kemi informata për të lënduar. Jemi duke e bërë hapjen e derës që është dalje emergjente sepse është e mbyllur atje dhe të dalim të shohim a ka diçka tjetër që mund të bie dhe e rrezikon jetën e qytetarëve.”, thanë zjarrfikësit.