Korporata Energjetike e Kosovës- KEK vitin e kaluar për sasinë e njëjtë të energjisë elektrike së blerë ka paguar kosto më të lartë në krahasim me atë që do të paguhet nëse do të pranoheshin ofertat fillestare të shitjes së rrymës. Zyra Kombëtare e Auditmit-ZKA ka zbuluar se KEK-u i ka shkalur rregullat për tregtimin e energjisë elektrike.
Sipas Procedurës për tregtimin e energjisë elektrike të ZRRE-së, ndër të tjera përcaktohet se kriteri përzgjedhës për blerje afatshkurtër të energjisë është kostoja ekonomike më e favorshme e ofertës, përderisa, kriteri përzgjedhës për shitje afatshkurtër të energjisë elektrike është çmimi më i lartë i ofertës që i plotëson të gjitha kërkesat e tenderit. Më tej ligji specifikon që në rastet kur nuk është pranuar asnjë ofertë e vlefshme për blerje/ shitje afatshkurta të energjisë, procesi i ofertimit do të përsëritet.
Sipas Auditorit, KEK-u me qëllim të arritjes se çmimit më të favorshëm kishte përsëritur ankandet dhe në rastet kur oferta ishin të vlefshme dhe pse procedurat e Zyrës së Rregullatorit për Energji- ZRRE, në raste të tilla kërkon që të mos përsëritet ankandi. Auditori ka gjetur se si rezultat i përsëritjes së ankandeve janë identifikuar dy raste, ku KEK kishte kontraktuar çmime më të larta se sa çmimet në ankandet fillestare. Po ashtu edhe në dy raste tjera kontraktimet ishin më të ulëta se sa çmimet fillestare nga ankandet fillestare.
Në Raportin Vjetor për Pasqyrat Financiare 2022 të KEK-ut, Auditori ka shkruar se kjo ka ndodhur për shkak se korporata kishte vlerësuar se çmimet e ankandeve nuk ishin të favorshme.
“Si rezultat kompania për sasinë e njëjtë të energjisë së blerë ka paguar kosto më të lartë në krahasim me atë që do të paguhet nëse do të pranoheshin ofertat fillestare”, thuhet në raport.
Auditori ka gjetur edhe një serë shkeljesh tjera sa i për këtë kontraktimeve të Korporatës nëpërmjet procedurave të prokurimit; si ndërprerje të paarsyeshme të kontratave kornizë me çmime të bursës dhe nënshkrim të kontratave të reja më çmime fikse, të cilat pastaj kishin shkaktuar çrregullim në furnizim, dhe emergjencë që ka quar në kontrata me negocim, të cilat kanë siguruar më pak emergjencë. Po ashtu auditori ka gjetur kërkesa të vendosura të panevojshme në dosjen e tenderit, duke e minuar konkurrencën e lirë, nënshkrim i kontratave pas kryerjes së punëve, etj.
K