Vrasja makabre e Lulzim Fejzullahut ka sjellë reagime të ndryshme. Këtë e komentuan edhe juristët e avokatët të cilët interpretuan Kodin e Drejtësisë për të Mitur dhe treguan se më së shumti një i mitur mund të denohet me 10 vite burgim.
Në mesin e juristëve pati edhe prej tyre që propozuan që të rritet denimi edhe për të miturit, por juristi i njohur Ehat Miftaraj ka thumbuar të njejtit, transmeton vezhguesi.com
Përmes një postimi në “Facebook”, Miftaraj tha se juristët që thonë se denimet per te mitur jane denime te buta po deshmojne se sa pak dine per drejtesine penale per te mitur dhe qellimin e drejtesise per te mitur.
Postimi i plotë:
Avokatet dhe juristet qe thone se denimet per te mitur jane denime te buta po deshmojne se sa pak dine per drejtesine penale per te mitur dhe qellimin e drejtesise per te mitur.
Drejtesia penale per te mitur masat represive (denimin me burg) i sheh dhe i zbaton vetem si perjashtim, e asesi si rregull.
Drejtesia penale per te mitur qellim kryesor ka interesin me te mire te të miturit edhe ne rastet kur i mituri eshte kryes i vepres penale, shqiptimin e masave qe per qellim kane rehabilitimin e te miturit, mireqenien e te miturit, riedukimit te tij.
Ne shoqerite demokratike ku Kosova vetem me fjale aspiron te jete pjese e kesaj familje, kur i mituri kryen veper penale nuk eshte fajtor vetem i mituri por fajtor kryesore jane familja, rrethi shoqeror, shkolla, institucionet, mediat, kultura dhe mendesia e ndertuar per te mos pasur respekt per sundimin e ligjit dhe mendimin ndryshe.
Cili poltikan sot shprehu ngushellime per vrasjen e 18 vjeçarit?
Cili prej ministrave shprehen keqardhje per vdekjen e nje 18 vjeçari?