Ndonëse quhet simbol, flamuri ka një rëndësi të madhe për çdo vend, sepse flamuri dhe simbolet tjera shtetërore shërbejnë për identifikim para shteteve dhe orgnizatave ndërkombëtare. Por në Kosovë edhe pse institucionet e kanë detyrim ligjor vendosjen e flamurit shtetëror, kjo vazhdon të mbetet sfidë në komunat me shumicë serbe në Kosovë, shkruan vezhguesi.com.
Kalimi në këto komunat serbe në Kosovë, të sjellë përjetime sikurse të mos jesh në vendin tënd, pasi që me flajmujt serbë, duket se çdo gjë mbanë ‘frymën’ serbe.
Megjithatë, që nga Maji i këtij viti me zgjedhjen e kryetarëve shqipëtarë në komunat veriore, flamuri i Kosovës po valvitet pranë 4 komunave në veri të vendit (Mitrovica e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan). Nga shumë kush kjo është konsideruar historike për faktin se për herë të parë flamuri shtetëror po valvon në këto komuna.
Por gjendja qëndron ndryshe në komunat serbe në jug të Kosovës, si në rastin e Shtërpces dhe Graçanicës, ku flamuri serbë valvitet në objektet e komunave, ndërsa flamuri i Kosovës nuk duket fare
PAMJE / Komuna e Shtërpces
PAMJE / Komuna e Graçanicës
Edhe pse ekziston legjislacioni i detyrueshëm për institucione lidhur me simbole shtetërore, megjithatë zbatueshmëria duket se është problematike për institucionet e Kosovës.
Vezhguesi.com ka adresuar një kërkesë për shpjegime në Komunën e Shtërpcës dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për respektimin e simboleve shtetërore, por deri më tani nuk ka pranuar përgjigje.
Megjithatë, esenca e kësaj problematike lidhet më shumë me aspektet politike duke u bazuar në mardhëniet ndëretnike sesa që është problem vetëm ligjor i Republikës së Kosovës.
/Vezhguesi.com/