Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur zhvatës kryeministrin Albin Kurti.
Sipas saj, Kurti vet i 18-ti për gjashtë muaj i paska shpenzuar mbi 120 mijë euro.
“Kryeministër zhvatës! Albin Kurti vet i 18-ti për gjashtë muaj paska shpenzuar mbi 120 mijë euro, për mëditje gjatë udhëtimeve zyrtare, telefon, akomodim, karburant për vetura, si dhe për bileta të udhëtimit e dreka”, shkroi ajo në Facebook.
Po ashtu, ajo tha se rezultatet në diplomaci janë zero.
“Asnjë njohje e re, Asnjë anëtarësim dhe Asnjë e mirë për vendin. Jam e bindur se gjendja në diplomaci do të ishte ndryshe, nëse këto para të ishin investuar për lobim”, shtoi ajo.
“Pastaj, mos të harrojmë edhe sanksionet nga BE-ja që e prekin shifrën e mbi 500 milionë euro, nëse ato vazhdojnë e nuk largohen, dëmi është i jashtëzakonshëm. Shihemi në Kuvend…”, përfundoi ligjvënësja opozitare.