Ka dal para gjykatës i dyshuari për shpërndarjen e pamjeve denigruese të vajzave në rrjetin social ‘Telegram’ . Arrestimi i tij ka ardhur pas raportimeve të vazhdueshme të mediave për funksionimin e grupit.
Insajderi ka mësuar se i dyshuari është Edin Nevzati. I njejti dyshohet se ka postuar rreth 400 foto dhe video në grupin që është administruar nga ai. Edin Nevzati është njohur me nofkën “Freekiller”.
Ai po dushohet për kryerjen e veprës penale – Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve.
Gjykata e Prishtinës pritet të vendosë sot për caktimin e masës së sigurisë ndaj njërit prej të arrestuarve të grupit ‘AlbKings’.