Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese do të mbajnë protestë sot para objektit të Qeverisë, si shenjë pakënaqësie për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë.
Por, kësaj here protestës do t’i bashkohet edhe Këshilli drejtues i Sindikatës së Policisë.
Kjo është konfirmuar edhe nga kryetari i kësaj Sindikate, Imer Zeqiri, i cili tha se “Po, do të jemi nga ora 12:00. Edhe Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë i bashkohet protestës. ”
Rikujtojmë se protesta e FIT u mbajt me 1 nëntor para objektit të Qeverisë.