Boksieri shqiptar Florian Marku po zbret në ring për ta zhvilluar një përballje jo të lehtë, ndaj boksierit Chris Kongo.
“Mbreti Shqiptar” që vazhdon të jetë i pamposhtur në karrierën e tij ka vendosur t’i ‘qërojë’ hesapet me britanikun, me të cilin kishte një ‘përleshje’ para disa muajve gjatë kohës kur po zhvillonte një intervistë.
Kjo ngjarje po zhvillohet në “O2 Arena” në Londër, ndërsa boksierët po bëhen gati për të hyrë në ring.
Për ta shikuar meçin drejtpërdrejt, klikoni KËTU.
Përndryshe, Marku ka një rekord prej 13 fitoreve dhe një barazimi, derisa Kongo në karrierën e tij ka regjistruar 14 fitore si dhe pësuar dy humbje