Një vajzë në Fushë-Kosovë është ankuar në Polici se në vitin 2019 është dhunuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur kur ajo ishte 13-vjeçare.
“Fushë Kosovë 2019. Ankuesja femër kosovare, me datë 13.07.2023 ka njoftuar se ishte dhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar kur ajo ishte 13 vjeçare. Me vendim të prokurorit është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.