Shkruan: Shenoll Muharremi
Rruga apo Mënyra e Re e LDKsë
E di sot shumica e komentonin logon por jo edhe efektin dhe substancën. Nuk e ka ndryshuar logon me gjasë por vetëm e kanë brenduar programin. Mirë është që partitë opozitare po zhvillojnë oferta e programe politike. I inkurajoj edhe partië tjera, sidomos PDK pa vonesë me zhvillu dhe prezentu ofertën e tyre. Neve na intereson me kuptu çka ofrohet saktësisht nga opozita dhe cilat janë dallimet në çasje, metodë e programe nga e kaluara.
LDK tha që ka me i prezentuar rreth 30 kapituj, dmth mesiguri sektore apo tema. Mirë boll. Ende nuk është prezentuar por mua (a) më intereson nëse këto 30 kapituj kanë një bazë prej nga janë derivuar. Nuk mundemi t’i kemi 30 objektiva ose prioritete. 3-4 objektiva kryesore mjaftojnë dhe këto 30 tema tjera do duhej të dilnin nga aty jo të jenë autonome apo vertikale.
(b) Më intereson nëse programi dhe oferta është e bazuar në numra apo vetëm fjalë e mendime. Kur e kam lexuar programin e fundit të LDK para disa vitesh, pak e hiç ka pasur data e numra. Nëse nje program nuk bazohet në numra konktete është më shumë një libër dëshirash. (c) Gjithashtu më intereson nëse programi është i bazuar në resurse aktuale, dmth a është real dhe i zbatueshëm. Kam parë e lexuar shumë programe e strategji që nuk bazohen në numra dhe resurse aktuale reale. Ato nuk mund të zbatohen. Psh nëse qeveria ka rreth 3 miliardë buxhet në vit, programi apo oferta qeverisëse duhet të bazohet në një buxhet për katër vite rreth 15 miliardë (buxheti + ndihmat e huaja + kreditë potenciale). Nëse programi është vetëm objektiva e dëshira pa buxhet e resurse, ai rezikon mos të zbatohet.
(d) Nëse programi e oferta ka marrur parasyesh planet dhe projektet ekzistuese apojo. Edhe kjo është me rëndësi se kur LDK ka marrur qeverinë nga PDK ata kanë vazhduar 90% të projekteve të PDK dhe nuk ka pasur shumë zbatime nga programi i tyre. Si i konsideron Rruga e Re obligimet dhe programet ekzistuese dhe si integrohten të rejat, edhe kjo marrëdhënie duhet shiquar. (e) Cilat janë refomat prioritare dhe seguenca e tyre. Nëse psh drejtësia apo ekonomia janë më me rëndësi.
Sot është sinjalizuar që programi ka elemente të forta të ekononisë së tregut (politika të djathta) e kjo testohet me menaxhimin dhe reformat në politikat sociale që me liru resurse me i investuar në zhvillim të sektorit privat. Njëfar modaliteti i transformimit nga skemat sociale në ekonomi, biznese dhe treg të punës. (f) Reforma e Administratës Publike është njê temë tjetër që më intereson me pa si është adresuar. A kemi nevojë me 1.7 milion resident për 90,000 shërbyes civil dhe a kishim mundur me i transorfmuar në sektor privat… njëfar transferi nga bara publike në mundësi për ekonominë.
Këto janë disa çështje të para që më interesojnë. Pastaj mvarsisht nga çfarë shof kur publikohet programi mund të kem komente dhe interese tjera për të diskutuar. Por zhvillimi i ofertës dhe programit është gjithsesi një veprim i mirë në drejtim të duhur. Tash fokusi jonë duhet të jetë tek substanca dhe çfarë përmbanë kjo ofertë.