Kryeministri Albin Kurti njofton se ende është i hapur afati për aplikim për subvencionim për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar.
Siç shprehet Kurti, këtë vit e kanë dyfishuar buxhetin me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe po synojnë të rrisim efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera.
Postimi i plotë:
Gjatë vitit të fundit përmes Ministrisë së Ekonomisë kemi subvencionuar afro 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje.
Këtë vit e kemi dyfishuar buxhetin me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe po synojmë të rrisim efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera.
Aktualisht është i hapur subvencioni për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar.
Të dashur qytetarë ju ftoj që të aplikoni dhe përfitoni nga ky subvencionim.
Për t’u informuar më shumë rreth subvencionit, vizitoni: https://shorturl.at/clnQ9
Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467
Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468