Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një rrahje mes disa personave në fshatin Rusinovc të Lipjanit. Dy persona janë dërguar në spital për trajtim pasi janë goditur me veturë qëllimshëm.
Madje për ta menaxhuar situatën, zyrtari policor ka shtënë edhe me armë zjarri në ajër.
Siç ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, katër të dyshuar janë arrestuar dhe po intervistohen.
“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në fshatin Rusinovc të Lipjanit. Në rast kanë qenë të përfshirë disa persona, ku njëri nga ta është lënduar. Personat e dyshuar kanë vazhduar mosmarrëveshjen edhe në afërsi të stacionit të policisë në Lipjan, ku njëri nga personat e dyshuar me automjet ka goditur qëllimisht dy persona, të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Përgjatë përpjekjeve për të menanaxhuar dhe futur nën kontrollë situatën një nga zyrtarët policor ka shtënë në ajër Lidhur me këtë rast në cilësinë e personave të dyshuar po intervistohen katër persona, ndërkohë që hetuesit në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po kryejn veprimet e nevojshme hetimore”, tha Ahmeti për insajderin.