Për shkak se anëtaret e trupit gjykues, gjykatësit Mentor Bajraktari dhe Valbona Musliu- Selimaj kishin për të zhvilluar intervistat për avancim në Gjykatën e Apelit është anuluar gjykimi në rastin ku Caslav Joliq po akuzohet për krime lufte. gjatë viteve 1998-1999, në Istog.
Anulimi i seancës u bë i ditur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli.
Sipas gjykatësit Konxheli palët janë njoftuar me kohë për anulimin e seancës.
Aktakuzën e plotë për këtë mund ta lexoni duke klikuar KËTU ./BetimipërDrejtësi