Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi e ka quajtur të dështuar diplomacinë kosovare gjatë vitit 2023.
Krasniqi ka thënë se kryediplomatja, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e mbyllën vitin pa asnjë arritje në fushën e diplomacisë.
Ajo ka thënë se gjatë këtij viti nuk kishte asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare e nën anën tjetër mungesë të transparencës për dialogun me Serbinë.
Krasniqi ka potencuar se i pasojë e keqqeverisjes Kosova këtë vit u përjashtua edhe nga “Defender Europe 23” e me vonë mori edhe disa masa kufizuese nga BE-ja, që bllokuan edhe disa projekte në vlerë prej 295 milionë eurove.