Një veprim i turpshëm dhe jo e zakonshme ka ndodhur sot në Mitrovicë.
Emri dhe figura e dëshmorës së kombit Melihate Rama është fyer nga qytetarë të pandërgjeqshëm, shkruan vezhguesi.com
Shenja e rrugës që bartë emrin e dëshmorës Melihate Rama, është vendosur në një gropë kanalizimi në lagjën Tavnik të Mitrovicës.
Dëshmorja e kombit Melihate Rama ishte ushtare e dalluar e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila veproi në Zonën Operative të Shalës.
Fatkeqësisht, në mesin e shoqërisë tonë ka individë që tallen me dëshmorë të kombit, të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës.
/Vezhguesi.com/