Komuna e Mitrovicës kishte që nga maji i vitit të kaluar kishte nxjerrë rregullore, ku përcaktohet orari i punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Aty është paraparë që këto veprimtaritë që kanë të bëjnë me shit-blerjen siç janë marketet të mos punojnë të dielave.
“Gjatë ditëve të shtuna Shoqëritë Tregtare , do të punojnë sipas orarit të përcaktuar të ditëve të punës, ndërsa të dielave nuk do të punojnë” – thuhet aty.
Madje për ata që s’respektojnë këtë rregullore janë paraparë edhe gjoba.
Gjatë një vizite të gazetës Nacionale në këtë Komunë, është vërejtur se kjo rregullore s’respektohet nga të paktën dy markete.
Nga aty na u tha se nuk punojnë sikur ç’do ditë tjetër, por se i kryejnë disa punë të tjera, megjithëse ne kemi vërejtur se aty po punohej sikur ç’do ditë tjetër.
Dy nga marketet e tjera që s’punuan sot, por respektuan rregulloren e Komunës u ankuan.
“Po, kena dëgju që dy markete s’po e respektojnë këtë vendim të Komunës. Nuk e di çka është puna e tyne. Nuk mundemi as me u anku”. – ka thënë njëri nga pronarët.
Ndërkohë Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës Valon Brahimi së Jugut duket që s’çuditet me mosrepektimin e kësaj rregullore.
“A hapet markete të caktume, normal që hapen. Deri sa të shkojnë inspektorët prej Kçiçit në Suhodoll, njëri mundet me hap në Bajr. Deri të shkojmë atje, sepse janë vetëm dy inspektorë kujdestar, mundet me e hap tjetri në Suhodoll. Nuk ka mundësi me dy inspektor me kontrollu krejt situatën” – ka thënë ndër të tjera Brahimi.