Gjatë ditës së djeshme një person ka kërcënuar përmes telefonit kryetarin e Vushtrrisë Ferit Idrizi, raporton vezhguesi.com
Pas telefonatës dhe kërcënimeve në telefon, kryetari Idrizi ka lajmruar menjëherë Policinë, të cilët e kanë arrestuar të dyshuarin.
Vezhguesi.com nga burime brenda Policisë merr vesh se i dyshuari është Shemsi Syla nga fshati Akrashticë e Vushtrrisë.
Kërcënimi dyshohet se u bë dje gjatë ditës, përkatësisht rreth orës 14:30.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Kanosje”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.