Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në familjen Bekteshi në Rufc të Lipjanit, ku burri vrau djalin, gruan dhe më pas edhe vetën ka reaguar edhe Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, duke shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve, miqëve dhe bashkëvendasve të tyre.
“Sipas informatave që kemi nga banorët dhe të afërmit Arditi djali që u vra diten e djeshme në shtëpinë e tij në fshatin Rufc ishte person me aftësi të kufizuara, kjo e rëndon edhe më tutje gjendjen për shkak të mungesës së kujdesit dhe mbrojtës nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës për personat më aftësi të kufizuara”, thuhet në reagimin e tyre.
Ata tutje janë shprehur që janë shumë të shqetësuar se nga mungesa e kujdesit janë duke vuajtur shumë fëmijë meaftësi të kufizuara ku keqtrajtohen së pari nga familjarët e tyre e deri tek të rriturit që jetojnë të diskriminuar, të braktisur dhe pa kujdesje shtetërore.
“Ne si FKAK u kërkojmë institucioneve më të larta shtetrore që t’i zbardhin sa më shpejtë motivet e vrasjës dhe arsyet se pse quan në vrasjen e djalit me aftësi të kufizuara dhe dy familjarëve të tjerë”, thuhet tutje n reagim.
Tutje ata i kanë bërë thirrje institucioneve që të fillojnë të zbatojnë programe për kujdes dhe mbrotje dhe vizita nëpër shtëpi të personave me aftësi të kufizuara të cilët duhet ta vëzhgojnë jetën e tyre nga afër për kushtete e jetës dhe trajtimi që u bëhet nga familjarët së pari e deri te shoqëria dhe të tjerët.