Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Korçës në shqipëri, ku një 18-vjeçar nga Durrësi është hedhur nga kati i 9-të i një ndërtese.
Bëhet me dije se i riu ka festuar mbrëmjen e djeshme ku ka konsumuar alkool.
Në gjendje të dehur dhe në rrethana ende të paqarta, ai është hedhur nga lartësia dhe për pasoje ka ndërruar jetë në vend.
Njoftimi i policisë:
“Korçë/Informacion paraprak
Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi i tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”.