Një person është gjetur pa shenja jete sot në ora 15:00 në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin.
“Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.