Në komunën e Leposaviqit është duke u zhvilluar një aksion që lidhet me kontrabandë të mallrave.
Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zv.drejtori i Policisë në veri.
“Sot në orët e paradites policia ka pranu informacion në lidhje me dyshimin se në një magazinë (depo) në Leposaviq mund të ketë mall të kontrabanduar”.
“Policia ka shku aty dhe së bashku edhe me Krimet Ekonomike dhe Doganën janë duke e kry punën e tyre. Biznesi është i regjistruar, por po shikohet për mall të kontrabanduar”, tha tutje ai, duke sqaruar se për rastin “nuk ka të arrestuar”.
Së fundi, Policia e Kosovës ka kryer disa kontrolla në veri, ku janë konfiskuar mallra të kontrabanduara që kanë të bëjnë kryesisht me produkte ushqimore, pije, por edhe cigare.