Ushtari nga Mitrovica, Mërgim Mustafa pas 9 viteve shërbim në FSK, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Ushtrisë së Kosovës.
Përmes një shkrimi të gjatë dhe emocionues, ai ka thënë se ndarja me uniformën ishte prej momenteve më të vështira të jetës së tij.
Postimi i plotë:
2015-2024
# Të dashurë familjar,miq shokë e kolegë e ndjeva obligim për hir të respektit tuaj ndaj meje që t’ju njoftoj se rrugëtimi im me FSK përfundon këtu!
Në jetë kam përjetu sfida e momente të ndryshme ,ky ka qenë një prej momenteve ma t’vështira n’jetën tem,mirëpo nganjëher edhe ato çka asniher nuk i ke mendu se do ti bësh koha dhe rrethanat po ta sjellshin!
Unë që prej vitit 2015 kam qenë pjesë e FSK ,jam krenar që sado pak për këto 9 Vite
i shërbeva FSK në gjitha proceset që ishin për të ardhë deri këtu ku është sot! Jam krenar që për këto 9 vite shërbeva me nderë dhe dinjitet duke u mundu me u trajnu e me ja jep hakun punës për hir edhe të atyre që u fliuan duke ëndërruar që ta shohin uniformen e shtetit të Kosovës!
Moment i randë dhe shumë i vështirë me u nda prej uniformes pas gjithë këtyre viteve ,me u nda prej shokëve me të cilët e kalova thuajse kohën më të mirë të rinisë time!
Kaluam sfida ,trajnime të rana ,pa honger ,pa pi, me orë e me netë të tëra pa gjumë sbashku,por t’gjitha këto i bëmë se e kishim vullnetin dhe kishim frymëzim të kaluaren tonë të lavdishme të UÇK!
Sot thellësisht i mërzitur dua të ju përshendes të gjithë juve shokët e mi me të cilët kaluam këto vite së bashku,ju uroj shëndet juve dhe familjev tuaja,ju dëshiroj shumë suksese në Karier dhe e lus të madhin Allah të ju ruj në çdo hapë që e qitni!
Ju lus të gjithë juve që jeni në pozita të larta ti vlerësoni dhe t’ua jepni hakun djemve dhe vajzave të Ushtrisë sonë për mundin dhe kontributin që e bojn çdo ditë!
Allahu ju rujt ! Allahu e forcoftë shtetin dhe Ushtrinë tonë e boft kala të pamposhtur ashtu siç ishte i pamposhtur ky vend me vite e shekuj!
Edhe njëherë ju përshëndes dhe ju dua shumë!
Edhe pse ma sdo të jem fizikisht me juve ,shpirtnisht gjithëmon do tju kam në zemër e mendje dhe gjithë jetën do t’jeni pjesë e imja!
Gjithë të mirat,shëndet
Mirëupafshim