Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar për Nacionalen zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi bëri të ditur se të përfshirë në përleshje ishin pesë persona.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar.
“Me datë 08.11.2024 rreth orës 17:10,Afer lagjes së spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë. Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona ( dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas nje mosmarrveshje në mes të palëve.
Një gëzhoj është gjet në vendngjarje. Të dyshuarit janë arrestuar, disa persona janë duke u intervsituar.”, ka thënë Bytyqi.