Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për therjen me thikë, e cila ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Fushë Kosovë.
Në raport thuhet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar thikë dy viktimat vëllezër.
Tutje, policia ka treguar se viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm kurse tjetri është liruar.
Ndërsa, i dyshuari ndodhet ende në arrati.