Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth plagosjes mbrëmë në Gjakovë.
Sipas Policisë, viktima ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga ish-dhëndri i ti.
I dyshuari ende nuk është arrestuar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar (ish-dhëndëri i tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.