Përparimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duket se e ka penguar tejmase Serbinë. Madje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka shtruar një kërkesë për të formuar një ekip për të punuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE. Çka tha Vuçiqi?
Megjithatë, Vuçiqi e ka pranuar në një far forme dorëzimin, duke thënë se Kosova më 16 prill në Asamblenë e KiE-së do ta ketë shumicën qysh e kishte edhe në hapin e parë.
“Në datën 16 prill kemi një deklaratë të PSSE-së dhe atje do të kenë të njëjtën shumicë si më parë. Çfarë është e rëndësishme dhe çfarë ju kërkova të adresoni: ju kërkoj të formoni urgjentisht një ekip që do të merret me të dhe që vullneti për të luftuar, shanset tona janë të vogla, minimale, por kjo nuk do të thotë se duhet të ngremë duart, të qajmë e të qajmë”, tha presidenti serb, transmeton Kossev.
Madje, Vuçiqi ka kërkuar që Serbia dhe ekipi i saj të luftojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Më në fund, më 11 maj do të ketë një vendim përfundimtar për Prishtinën për KiE, dhe mendoj se kemi një shans të vogël, prandaj ju kërkoj të luftoni më fort se kurrë dhe ju kërkoj që t’i përkushtoheni, është vendimtare për ne, të bëjmë gjithçka që mundemi, sepse do të ketë edhe shtete anëtare që e kanë njohur Kosovën, por që ne mund të sigurojmë se nuk janë pozitive për anëtarësimin e Kosovës në KE, dhe Hungaria nuk është e vetmja, e cila është një vend mik i madh i ynë”, shtoi ai.
Sjellim ndër mend që tre krerët institucionalë të Kosovës, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca, ditë më parë dërguan një letër në adresë të Dora Bakoyanis, reportere e Kosovës për anëtarësimin në KiE.
Në këtë letër, Kurti, Osmani e Konjufca zotoheshin se do të marrin hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.