Një person është arrestuar gjatë të premtes nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në Podujevë.
I dyshuari është i moshës 70 vjeçare, ndërsa viktima e moshës 12 vjeçare.
Kjo u konfirmua edhe nga ana e Policisë së Kosovës, ku kanë bërë të ditur se me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.