Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999 në këtë rajon.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.