Gazetari Berat Buzhala ka paralajmruar përgjime tjera në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, ku sipas tij thuhet se është abuzuar me grurin për rezerva shtetërore, shkruan vezhguesi.com
Përmes një postimi në facebook Buzhala thotë se janë përgjime 23 minuta, ku degjohet një zyrtar i lartë i Ministrisë duke e treguar për presionin për nënshkrimin e vendimit për transferimin e miliona eurove, per grurin qe nuk ka ardhë në sasinë e porositur, kurse edhe pjesa që ka ardhë nuk ka qenë e cilësisë së porositur.
Postimi i plotë:
Me lejen dhe kerkesen e juaj:
A te shkojme me pergjimin e Ministrise se Tregtise dhe Industrise per blerjen e grurit per rezerva shteterore?
Eshte nje bisede e gjate 23 minuta, ku degjohet nje zyrtar i larte i Ministrise duke e tregu presionin qe po i behet atij per me e nenshkru vendimin per transferimin e miliona eurove per grurin qe nuk ka ardhe ne sasine e porositur, kurse edhe pjesa qe ka ardhe nuk ka qene e cilesise se porositur?
Nuk jane keto pergjime qe jane realizu me telefona, nuk jane keto pergjime qe jane realizu ne ambiente private. Keto pergjime jane realizu ne ambientin e Ministrise se Tregtise se Industrise. Zyrtaret e ketij institucioni, nen presion per me nenshkru kontrata kriminale, jane detyru me e pergjiu njani tjetrin.
Rozeta Hajdari mundet me i mbylle krejt mediat, ama nuk mundet me i mbylle skandalet e veta.
Vonohna pak me e perpunu materialin, por do ta publikoje. Plus nuk eshte i vetmi material.
Edhe nje informate per Pushtetin. Materialet qe une i posedoj, ku keta jane te perfshire ne veprime te rana kriminale, tashme gjenden ne vende te sigurta. Edhe nese nuk i publikoj une, ka me i publiku dikush tjetar . If you know what I mean.