Shantazhi prej 10 mijë euro që iu bë familjarit të Fadil Nurës, përkrahësit e tij po dyshojnë që i erdhi nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Tafil Smajli ishte personi që u arrestua ditën e djeshme nga policia nën dyshimet për shantazh.
Ai dyshohet se ka shantazhuar familjarin e kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura.
Smajli i ka kërkuar Betim Lushtakut 10 mijë euro. Ai e ka kërcënuar atë se do të publikoj në portalin e tij një video nëse nuk ja jep parat.
Prapa gjithë kësaj kampi Fadil Nurës po dyshon që vjen nga kryetari Ramiz Lladrovci.
Në një portal të afërt me pushtetin në Skenderaj janë publikuar lajme ku ngrisin dyshime se zëdhënësi i Komunës se Drenasit, Avdyl Mziu ka lidhje me Tafil Smajlin që ka shantazhuar Nurën.
Flakën si duket ia vuri edhe një foto ku Tafil Smajli shihet së bashku me kryetarin Ramiz Lladrovci.
Për këto shantazhe ditën e djeshme ka reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura madje ai përmendi se janë një grup shantazhuesish që brenda të cilit mund të ketë ka figura publike.
Ndërsa materiale të tilla i quajti politike.
“Me keqardhje ndaj të gjithëve që janë ndjerë të shqetësuar nga lajmet e sotme ku u apostrofua emri im, lidhur me përpjekjet e një grushti shantazhuesish (brenda të cilit mund të ketë figura me përgjegjësi publike) të lidhur për një qëllimi të përbashkët kriminal – material dhe politik, sot filluan të përfundojnë në pranga të policisë!”, tha i pari i Skenderajt./Insajderi