Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas deklaratës të Ndue Gjinaj se njeriu i afërt i Albin Kurtit, pra Ridvan Muharremi (RIDI), i ka kërkuar atij të gjejë 4 persona që të bëhen dëshmitar kundër Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, shkruan vezhguesi.com
Lushtaku në statusin e tij citoi fjalët e mikut të Kurtit (RIDIT) drejtuar Gjinajt “Më tha, a mundesh me i marrë do dëshmitarë katolikë, tha se prokuroria dhe shteti i Evropës dhe bota ju beson më shumë katolikëve…Më tha, që unë me marrë dëshmitarë katolikë kundër Hashim Thaçit”
Ai shtoi se Qeveria Kurti çdo ditë po dëshmohet se është misionare e Serbisë, që punon në dëmtim të imazhit dhe zhbërje të shtetit të Kosovës. /Vezhguesi.com