Në disa objekte banimi në Gostivar janë shkruar mbishkrime me përmbajtje naziste dhe antishqiptare. Bashkë me parullën “Vdekje për shqiptarët”, janë vizatuar edhe simbole nënçmuese e ofenduese nga më të ndryshmet.
Mbishkrime të tilla janë shkruar në objektet banesore drejt stacionit të autobusëve, konkretisht tek banesat kolektive në rrugën “Mara Ugrinova”.]
Qytetarët theksuan se këto mbishkrime përbëjnë kërcënim për to. Sipas tyre ato janë shkruar në orët e vona të natës së kaluar ose herët mëngjesin e sotëm.
Rasti është denoncuar edhe në Polici nga ku kanë theksuar se ekipet policore do të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit.