Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i orientuar nga Moska.
Sipas Arifit, në kohë të tilla “në qoftë se nuk je me Amerikën, me automatizëm je me Moskën”, shkruan vezhguesi.com
“Përmes Albin Kurtit, që po radhitet ka Moska a? Në qoftë se nuk je me Amerikën, me automatizëm je me Moskën… Në këto kohë, në qoftë se Kosova nuk është qind për qind afër Amerikës, nënkupton me logjikë dhe automatizëm që je afër aleancës tjetër që formohet në Moskë”, ka deklaruar Arifi në Pressing të T7.
Ai ka përmendur edhe rastin kur Kurti e kishte quajtur “naive” një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.