Dy vëllezër janë vrarë sot në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë Lumni Graishta.
Ai tha se sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se deri te akti erdhi pas mosmarrëveshjeve të një prone.
“Viktimat janë vëllëzër, po shpresojmë që e kemi identifikuar edhe dorasin i cili s’ka të bëjë asgjë familjarsht me dy viktimat. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth një prone. Hetimet janë duke vazhduar”, tha Graishta.