Asambleisti i PDK-së në Mitrovicë, Fisnik Suma, ka reaguar duke mbrojtur minatorët e Trepçës, të cilët janë në grevë tash e 7-të ditë, shkruan vezhguesi.com
Përmes një postimi në Facebook, Suma ka thënë se edhe pse minatorët po qëndrojnë të ngujuar, kryeshefi po i fyen dhe po i shantazhon minatorët grevistë, ku dhjetra prej tyre kanë kërkuar edhe trajtim mjekësor.
“Minatorët ende vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar, kurse kryeshefi po i injoron ata duke mos i takuar, duke fyer dhe shantazhuar. Dhjetëra minatorë kanë kërkuar trajtim mjekësor. Sot, u suspeduan nga puna udhëheqësit e sindikatës” shkroi asambleisti Fisnik Suma.
Tutje ai kritikoi kryeshefin Enis Abdurrahmani duke shtuar se po përdorë sjellje diktatoriale dhe se i njejti që prej emërimit ka vepruar gjithmonë me urdhëra të Qeverisë.
“Sjellje diktatoriale e kryeshefit, që prej emërimit ka vepruar gjithmonë me urdhëra të qeverisë. Turp, për këtë injorancë të treguar!” shkroi asambleisti Suma.
Postimi i plotë:
Minatorët ende vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar, kurse kryeshefi po i injoron ata duke mos i takuar, duke fyer dhe shantazhuar. Dhjetëra minatorë kanë kërkuar trajtim mjekësor. Sot, u suspeduan nga puna udhëheqësit e sindikatës. Ky vendim është tejet i dëmshëm për demokracinë. Sjellje diktatoriale e kryeshefit, që prej emërimit ka vepruar gjithmonë me urdhëra të qeverisë. Turp, për këtë injorancë të treguar!
Minatorët janë vellëzërit, baballarët dhe gjyshërit tanë, janë ata që lëkunden themelet e shtetit Jugosllav. T’i fyesh minatorët, kur ata janë në të drejten e tyre jo vetëm që je kundër lirisë e demokracisë, por edhe je kundër simbolit historik kombëtar. Duke vepruar në këtë formë po na detyrojnë që të bashkohemi me minatorët, kundër kësaj qeverie autoritare dhe kryeshefi injorant!