Tashmë edhe zyrtarisht Olivuer Giroud ka vazhduar kontratën me Milanin.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit përmes një komunikate për media.
”AC Milan është i kënaqur të njoftojë vazhdimin e kontratës së Olivier Giroud.”, thuhet në komunikatë.
Giroud do të jetë në ”San Siro” deri në qershor të vitit 2024.
Paga e francezit raportohet se do të jetë 3.5 milionë euro në sezon. /Vezhguesi/